“Mund të shohim çudira në muajin e fundit”

  • 14 April 2019 - 21:27
“Mund të shohim çudira në muajin e fundit”

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka folur për “Sky Sports” pas humbje 2-0 të pësuar në fushën e Liverpoolit. Ai është paksa i zhgënjyer.

“Blutë e Londrës” u mposhtën në “Anfield” me golat e Sadio Mane dhe Mohamed Salah në pjesën e dytë, në minutat 51’ dhe 53’.

Pak minuta pasi Mane dhe Salah shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë e dyfishtë të Liverpoolit, mysafirët kishin raste të mira shënimi.

Që të dy rastet i kishte sulmuesi, Eden Hazard.

Në tentimin e parë, belgut iu mohua goli nga shtylla, kurse në atë të dytin, Alisson tregoi pse është portieri i dytë më i shtrenjtë në histori, duke pritur goditjen e 28-vjeçarit.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër një rivali të jashtëzakonshëm. Kemi qenë në ndeshje për 50 minuta. Pas golit të dytë, i mrekullueshëm për ata, por jo për ne, kemi reaguar. Kemi patur dy ose tre raste për të shënuar, por mendoj se kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Sarri. 

“Ndoshta, ata janë më mirë se ne në këtë moment, por ne po ecim në rrugën e duhur. Pas golit të dytë, kemi patur tre raste me Eden dhe Higuain. Nuk kemi fat, kjo është e sigurt”. 

“Kemi goditur shtyllën për herën e 35-të në këtë sezon. Mendoj se po shkojmë në rrugën e duhur. Tre muaj më parë nuk do të kishim qenë në gjendje të luftonim për fitoren në një ndeshje si kjo”.    

“Pozicionimi me s katër të parëve? Nuk  do të jetë e lehtë, por do të duhet të luftojmë deri në fund. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër në muajin e fundit të sezonit. Mund të shohim rezultate të çuditshme në muajin e fundit, sepse të gjitha skuadrat janë të lodhura”, ka përfunduar trajneri italian. 

(Kosova Sot)