Chelsea synon “Ibrahimovicin e ri”

  • 15 April 2019 - 09:40
Chelsea synon “Ibrahimovicin e ri”

Chelsea është duke e vëzhguar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Alexanxer Isak, një suedez i ri i cili është krahasuar me bashkatdhetarin e tij Zlatan Ibrahimovic.

19-vjeçari i ka pasur të kufizuara mundësitë për të luajtur në ekipin e parë që prej se Dortmundi e bleu atë nga AIK më 2017, por është duke e kaluar një periudhe të shkëlqyer huazimi te klubi holandez Willem II, ku i ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje nga janari.

Kjo ecuri fantastike në formë i ka bërë drejtuesit e Chelseat të shfaqin interesim të madh për të.  

Mirror raporton se të kaltrit i dërguar skautët për ta vëzhguar atë kundër Ajaxit këtë fundjavë.

Chelsea dëshiron ta freskojë sulmin duke e blerë këtë sulmues të ri, pasi për momentin i ka vetëm dy sulmues në moshë, 31-vjeçarin Gonzalo Higuain dhe 32-vjeçarin Olivier Giroud. 

(Kosova Sot)