Juventusi i ofron Umtitit rrugëdalje nga Barcelona

  • 15 April 2019 - 09:42
Juventusi i ofron Umtitit rrugëdalje nga Barcelona

Samuel Umtiti po përballet me një të ardhme të pasigurt në Barcelonë dhe tani gjiganti i Serie A, Juventus, mund t’i ofrojë një rrugëdalje nga Camp Nou.

Forma e lartë e Clement Lenglet dhe zërja e një vendi bazë në formacionin startues të Ernesto Valverdes, në kohën kur bashkatdhetari i tij mungonte shkaku i lëndimit, ka bërë që Umtiti ta humbë vendin, dhe si pasojë mund të largohet në verë

Sipas Rai Sport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka qendërmbrojtësin në listën e ngushtë të futbollistët të cilët po punon për t’i joshur në Torini verën e ardhshme.

Kampioni italian e sheh si gjë që bëhet transferimin e tij, dhe me Andrea Barzaglin që konfirmoi se do të pensionohet në fund të këtij sezoni, bardhezinjtë kanë nevojë për një qendërmbrojtës.

Mbi të gjitha, Barcelona është duke punuar për ta sjellë në Camp Nou edhe sensacionin e këtij viti, mbrojtësin e Ajaxit dhe Holandës Matthijs de Ligt. 

(Kosova Sot)