Pikënisja e “Operacionit Pogba” është 150 milionë euro

  • 15 April 2019 - 10:57
Pikënisja e “Operacionit Pogba” është 150 milionë euro

Mino Raiolas, menaxherit të Paul Pogbas, i është bërë me dije nga drejtuesit e Manchester Unitedit se mesfushori francez nuk do të lejohet ta braktisë klubin aq lehtë.

Në fakt, gjiganti anglez dëshiron t’i zgjasë kontratën aktuale Pogbas, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2021, dhe ka argumentuar se largimi i Jose Mourinhos duhet të nënkuptojë se ai nuk ka më probleme në klub

Por, Pogbas i pëlqen ideja për të luajtur nën urdhrat e Zinedine Zidane në Real Madrid.

Në mënyrë që një operacion i tillë të ketë sukses, Los Blancos duhet të derdhin shumë para në arkat e Unitedit, ndërsa pikënisja do të ishte 150 milionë euro.

Kjo shumë është goxha më e lartë se ajo prej 114 milionë euro që Unitedi ia pagoi Juventusit për të në vitin 2016.

(Kosova Sot)