Lajm i keq për Juventusin, De Jong në skuadrën e Ajaxit

  • 15 April 2019 - 13:32
Lajm i keq për Juventusin, De Jong në skuadrën e Ajaxit

Frenkie de Jong është ftuar në skuadrën e Ajaxit për ndeshjen kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Për De Jong druhej se nuk do të mundë t’ia dilte shkaku i një shqetësime, por ai është në skuadër, ndërkohë që Nicolas Tagliafico mungon si pasojë e pezullimit

De Jong u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 24 minutave lojë në fitoren e Ajaxit 6:2 kundër Excelsior të shtunën për shkak të një shqetësimi muskulor, por mesfushori holandez e ka kaluar testin fizik dhe do të luajë në Torino.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions, me takimin e parë që u mbyll baras 1:1 para një jave në Amsterdam.

Edhe Tagiafico ka udhëtuar me skuadrën, edhe pse nuk ka të drejtë të luajë për shkak të pezullimit.

Skuadra e Ajaxit për ndeshje ndaj Juves: Onana, Lamprou, Varela; Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallan, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Tadic, Labyad, Schone, De Jong, Ziyech, De Ëit; Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp

(Kosova Sot)