Krasniqit s’i pritet të arrijë 11 maji, është gati të boksojë qysh sot!

  • 15 April 2019 - 15:05
Krasniqit s’i pritet të arrijë 11 maji, është gati të boksojë qysh sot!

Haxhi Krasniqi është i gatshëm për sfidën e 11 majit, ku do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit evropian ndaj shokut të skuadrës, Stefan Hartel

Haxhi Krasniqi ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve të meçit të radhës

Boksieri kosovar po ushtron qe disa muaj dhe është gati qysh tash për meçin e 11 majit, kur do të përballet në “Stadthalle Magreburg” ndaj shokut të skuadrës tek SES, Stefan Hartel.

“11 maji mund të vijë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social, Instagram.

Krasniqi është aktualisht kampion evropian në boksin profesionist dhe një fitore eventuale ndaj Hartel do ta afronte atë edhe më shumë me titullin e kampionit botëror, një ëndërr e kahmotshme e tij, por edhe e krejt shqiptarëve.

Dy boksierët planifikonin të përballeshin në mes vete edhe vitin e kaluar, por në fund kundërshtari i tij ishte tërhequr.

E tash ata do të boksojnë më 11 maj, në një mbrëmje të madhe të boksit. 

(Kosova Sot)