Ky është edhe zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, ja detajet e mëtejshme

  • 15 April 2019 - 16:56
Ky është edhe zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, ja detajet e mëtejshme

Tashmë është çdo gjë zyrtare, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja. Takimi vendimtar mes paleëve pritet të mërkurën siç ben me dije “Sky Sports”. 

Dinastia e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë do të vazhdojë dhe të mërkurën do të ketë një takim zyrtar mes palëve në Tiranë për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Federata do të donte një kontratë dy vjeçare, ndërsa Reja do të donte të lidhej fillimisht për nje vit. 

Reja ka qenë një Shqipëri me detyrën e tij si Inspektor Teknik. Stafi i tij do ta shoqërojë në aventurën e re dhe pritet, që ndihmësi i tij të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternanën.

(Kosova Sot)