Ceferin e priti në UEFA presidentin shqiptar të futbollit maqedonas

  • 15 April 2019 - 17:22
Ceferin e priti në UEFA presidentin shqiptar të futbollit maqedonas

Vetëm pak kohë pasi u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore, shqiptari Muhamed Sejdini, është pritur në UEFA nga numri 1 i futbollit evropian, Aleksander Ceferin, raporton Gazeta Express. Madje, është vet Ceferin ai i cili e ka ftuar Sejdinin në zyrën e tij në UEFA në Nyon të Zvicrës.

Image

“Jemi të gëzuar që te UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë me përkrahje të madhe nga miku ynë Aleksander Ceferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fuqishme me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. FFM është pjesë e pandarë e familjes së UEFA-së e cila gjithmonë do të mbështesë bazën e saj”, shprehet nga Gjeneva presidenti i FFM-së Muamed Sejdini

Sejdini është shqiptari i parë i zgjedhur në postin e presidentit të Federatës Maqedonase më 17 mars. Ai kishte marrë telegrame urimi nga Ceferin por edhe nga preisdenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin pritet ta takojë po ashtu së shpejti. 

(Kosova Sot)