De Bruyne, për largimin nga Chelsea: Jose më thirri në zyre dhe më tha ‘një asist, zero gola, 10 topa të fituar’
De Bruyne ka dhënë një intervistë për BBC ku ka zbuluar mënyrën e largimit nga Chelsea në janar të vitit 2014. Ai u transferua në Bundesliga te Wolfsburgu për 22 milionë euro.
Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, për herë të parë ka zbuluar bisedën e vërtetë me Jose Mourinhon para se të largohej nga Chelsea për në Bundesliga te Wolfsburgu.
Ai startoi dy nga katër ndeshjet e para në Ligë në sezonin 2013/14, por më pas nuk u preferua më nga Mourinho dhe përfundoi në stol dhe zgjidhja më e mirë ishte largimi nga “Stamford Bridge”.
De Bruyne i regjistroi vetëm tri paraqitje në Premierligë gjatë dy viteve në Chelsea, derisa një sezon e kaloi i huazuar në Werder Bremen.
(Kosova Sot)