“Coutinho do të largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën”

  • 15 April 2019 - 22:45
“Coutinho do të largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën”

400 milionë euro, vetëm për këtë shifër Coutinho do të largohet nga “Camp Nou”.

Philippe Coutinho po kalon një sezon të vështirë te Barcelona. Raportohet se 26-vjeçari mund të largohet nga katalunasit pas vetëm një viti e gjysmë në Spanjë.

Por, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se mesfushori brazilian do të largohet nga katalunasit vetëm nëse një klub paguan klauzolën, e që është 400 milionë euro.

“Është lojtar i shkëlqyer. Nuk është e lehtë të luash në Barcelonë. Ka besimin e trajnerit. Jemi të lumtur me të”, tha Bartomeu për TVE në Kataluni.

“Ka kontratë dhe do të vazhdojë në Barcelonë. Largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën. Llogaritim në të sepse është lojtar ndryshe”.

26-vjecari ka bërë 46 paraqitje këtë edicion me Barcelonën dhe ka shënuar 10 gola.

Statistika më të varfëra për dallim nga muajt e parë në Camp Nou. I cili në 22 ndeshje shënoi 10 gola. 

(Kosova Sot)