Zidane: Benzema është mësuar me spekulimet se do ta zëvendësojmë

  • 16 April 2019 - 09:34
Zidane: Benzema është mësuar me spekulimet se do ta zëvendësojmë

Sulmuesi francez ka qenë në formë të mirë për Real Madridin këtë sezon, mirëpo kjo gjë nuk i ka ndalur spekulimet se klubi është duke kërkuar ta transferojë një sulmues të ri gjatë verës.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk beson që Karim Benzema ndikohet nga spekulimet se Real Madridi do ta zëvendësojë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

Benzema e shënoi golin e tij të pestë në katër ndeshjet e fundit të La Ligës – apo të 18-tin në përgjithësi – të hënën, mirëpo ai gol ishte vetëm i mjaftueshëm për të siguruar barazim më rezultat 1:1 me Leganesin.

Megjithatë, Zidane insistoi që është i lumtur me paraqitjet e bashkëkombësit të tij gjatë këtij sezoni.

“Ai është duke kaluar në një sezon shumë të mirë, veçanërisht sa i përket golave. Në fund të fundit, ai është një lojtar fantastik dhe këtë vit ai ka ndryshuar, që do të thotë më shumë gola”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp.

“Ai nuk është mësuar me këtë gjë, me spekulimet që lojtarë të rinj po vijnë. Por, kjo nuk ndryshon asgjë për të. Ai e tregoi personalitetin e vet dhe kjo është e gjitha. Ai është duke punuar mirë për ekipin, ka shënuar shumë gola. Jam i lumtur”.

(Kosova Sot)