Mesfushori i Lazios e ofendon punëtorin me nevoja të veçanta të Milanit

  • 16 April 2019 - 11:39
Mesfushori i Lazios e ofendon punëtorin me nevoja të veçanta të Milanit

Mesfushori i Lazios, Lucas Leiva, e kishte ofenduar zyrtarin për media të Milanit, i cili është me nevoja të veçanta, pas përballjes dramatike mes dy skuadrave të shtunën, në kuadër të Serisë A.

Sipas të përditshmes italiane, El Messaggero, zyrtarët e ndeshjes e kishin vënë re një incident mes Lucas Leivas të Lazios dhe zyrtarit të Milanit për media, Egu Allevi. Këtë incident, gjyqtari e kishte futur në raportin e tij të ndeshjes.

Braziliani besohet se i kishte Allevit: “Vetëm ulu aty dhe mbylle gojën”, duke provokuar një përgjigje edhe nga Allevi, i cili kishte reaguar duke e sharë.

Ky koment i Lucas Leivas ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale, për shkak se Allevi është në karrocë.

Incidenti në fjalë erdhi pas ndeshjes dramatikes mes Milanit dhe Lazios në San Siro. Milani e fitoi ndeshjen me rezultat 1:0, mirëpo Franck Kessie, Tiemoue Bakayoko, Andrea Bertolacci, Luiz Felipe dhe Patrici rrezikojnë të ndëshkohen për një përleshje pasi ndeshjes. 

(Kosova Sot)