Futbollisti kosovar, në mesin e më të shtrenjtëve në shtetin aziatik

  • 16 April 2019 - 16:09
Futbollisti kosovar, në mesin e më të shtrenjtëve në shtetin aziatik

Liridon Kasniqi është futur në mesin e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në Malajzi

Liridon Krasniqi ia ka pa hairin transferimit në Malajzi.

Futbollisti kosovar është bërë yll në futbollin e shtetit aziatik falë paraqitjeve të shkëlqyeshme në katër vjetët e fundit.

Ai madje është bërë idhull në Malajzi dhe disa familje kanë nisur t’ia lënë emrin fëmijëve të porsalindur Liridon.

Paraqitjet bravuroze kanë bërë që mesfushorit luftarak t’i rritet edhe vlera.

Në bazë të statistikave të publikuara nga mediat lokale, Krasniqi aktualisht vlerësohet 520 mijë euro dhe është futbollisti i tetë më i shtrenjtë në Malajzi.

Mesfushori shtatlartë u transferua në fillim të këtij viti nga ekipi Kedah tek Melaka United.

Pas një viti ai pritet ta marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe më pas ta përfaqësojë këtë shtet pasi Përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka ftuar në vitet e fundit.

(Kosova Sot)