Pas trajnerit të Kosovës, ky është personi më i paguar brenda FFK-së: Afro 4 mijë euro në muaj

  • 16 April 2019 - 19:28
Pas trajnerit të Kosovës, ky është personi më i paguar brenda FFK-së: Afro 4 mijë euro në muaj

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, po del të jetë personi i dytë më i paguar në shtëpinë e futbollit të Kosovë.

Pozita e sekretarit të përgjithshëm është pozitë që paguhet drejtpërsëdrejti nga FIFA, kurse FFK’ja paguan zyrtarët dhe punënonjësit e tjerë.

Eroll Salihu paguhet drejtpërdrejtë nga FIFA dhe ka një pagë vjetore prej 43,717.44 euro ose 3643 në muaj. 

Kjo njëherit është paga e dytë më e lartë në FFK pas trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

(Kosova Sot)