Probleme me koshin, ndërpritet ndeshja mes Rahovecit dhe Prizrenit

  • 16 April 2019 - 21:08
Probleme me koshin, ndërpritet ndeshja mes Rahovecit dhe Prizrenit

Ndeshja mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit në çerekfinale të play-offit në Superligën e basketbollit të Kosovës është ndërprerë për shkak të problemeve me koshin.

Ponte Prizreni po fitonte me pesë pikë dallim kur konstruksioni i njërit prej koshave u prish dhe ndeshja e ndërpre detyrimisht, njofton FBK-ja.

Rahoveci ishte nikoqir i prizrenasve në ndeshjen çerekfinale të play-offit, kur ndeshja u ndërpre në çerekun e dytë.

Takimi do të vazhdojë aty ku mbeti në çerekun e dytë, me rezultatin 28:33, nesër në orën 19:00.

(Kosova Sot)