Juventusit s’i mjafton Ronaldo, Ajaxi e eliminon nga Liga e Kampionëve

  • 16 April 2019 - 23:02
Juventusit s’i mjafton Ronaldo, Ajaxi e eliminon nga Liga e Kampionëve

Ajaxi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve brilante ndaj Juventusit në çerekfinale, duke e eliminuar “Zonjën e vjetër” në proces, e cila po shpresonte që me transferimin e Cristiano Ronaldos do ta thyente mallkimin në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Van de Beek dhe De Ligt shënuar në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1:1.

Holandezët kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve.

(Kosova Sot)