Çmimi i superskuadrës së Ajaxit: De Jongun e mori për vetëm një euro

  • 17 April 2019 - 11:59
Çmimi i superskuadrës së Ajaxit: De Jongun e mori për vetëm një euro

Ajaxi është duke e shkruar një prej historive më të bukura të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Klubi holandez, që ka histori mjaft të pasur, është kthyer këtë sezon në majat e futbollit evropian.

Mbrëmë, Ajaxi e shtoi Juventusin në listën e skuadrave që i ka eliminuar nga Liga e Kampionëve, bashkë me Real Madridin. Në këtë mënyrë, holandezët po i habisin të gjithë dhe tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Manchester Cityn ose Tottenhamin.

Përderisa klubet e tjera të mëdha të Evropës kanë vendosur që të transferojmë lojtarë për shuma të çmendura, si 222 milionët që Paris Saint-Germaini i pagoi për Neymarin, Ajaxi ka preferuar të investojë te talentet e rinj, që kushtojnë shumë më pak.

Sa i kanë kushtuar Ajaxit lojtarët që ishin titullarë ndaj Juventusit?

Portieri Onana – 150 mijë euro.

Veltman: Nga akademia

De Ligt: Nga akademia

Blind: Nga akademia (u shit në Manchester United për 17.5milionë euro, u rible për 16 milionë)

Mazraoui: Nga akademia

Frenkie de Jong: 1 euro

Schone: 0 euro

Van de Beek: Nga akademia

Ziyech: 11 milionë euro

Tadic: 12 milionë euro

Neres: 12 milionë euro

Gjithsej: rreth 50 milionë euro

Ajaxi u bë ekipi i parë nga jashtë top pesë ligat e mëdha të Evropës që e arrin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2004/05, kur në këtë fazë arriti klubi tjetër holandez, PSV-ja.

Ajaxi tani do të takohet me Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale, pasi arriti të kualifikohet në këtë fazë për herë të parë nga viti 1997 dhe për të nëntën herë në histori të klubit.

Klubi holandez e ka fituar titullin e kampionit të Evropës katër herë më parë, për herë të fundit në vitin 1995. 

(Kosova Sot)