Eliminohet Ronaldo, e fejuara e tij bënte foto dhe hipnotizoi tifozin italian

  • 17 April 2019 - 14:45
Eliminohet Ronaldo, e fejuara e tij bënte foto dhe hipnotizoi tifozin italian

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk po lë ndeshje pa e përcjell nga tribuna për shkak të dashurit të saj në fushën e blertë.

Ajo ishte e pranishme edhe në ndeshjen e mbrëmshme që Juventusi e zhvilloi me Ajaxin. Klubi holandez e eliminoi ekipin italian nga Liga e Kampionëve, ndërsa për Ronaldon kjo ishte një goditje e rëndë sportive.

Para se të fillonte ndeshje Georgina Rodriguez as që e kishte paramenduar eliminimin e ekipit të partnerit të saj. Andaj, ajo ishte e interesuar ta bënte ndonjë foto të bukur për rrjetet sociale. Teksa po bënte foto, një tifoz italian ia kishte ngulur sytë dhe sikur ishte hipnotizuar nga bukuria e 24-vjeçares.

Image

Kjo foto po e bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe në mediat online.

(Kosova Sot)