Liverpooli e zbulon fanellën e re, Alissoni ia merr Kariusit numrin një

  • 18 April 2019 - 11:50
Liverpooli e zbulon fanellën e re, Alissoni ia merr Kariusit numrin një

Liverpooli e ka zbuluar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm, dhe portieri brazilian, Alisson Becker, e ka marrë numrin një të fanellës, që e mbante Loris Karius, i cili është i huazuar në Besiktas.

Skuadra e Jurgen Klopp do ta mbajë të veshur një fanellë të frymëzuar nga Bob Paisley për ndeshjet që do të zhvillohen në Anfield sezonin e ardhshëm.

Liverpooli, që këtë sezon po garon për titullin e Premierligës dhe të Ligës së Kampionëve, ka vendosur që me këtë fanellë ta nderojë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të klubit.

Paisley shijoi mjaft shumë suksese gjatë kohës sa ishte trajner i Liverpoolit, mes viteve 1970-1980, duke i fituar gjashtë tituj të ligës dhe tre tituj të Kupës Evropiane.

Gjatë asaj kohe, fanella e parë e Liverpoolit kishte qenë e theksuar me disa vija të bardha dhe klubi anglez ka vendosur që ta kthejë përsëri atë dizajn për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot)