Vashat e Manchester Unitedit arrijnë sukses historik, ndërsa ekipi i djemve ka hyrë në një krizë

  • 18 April 2019 - 12:27
Vashat e Manchester Unitedit arrijnë sukses historik, ndërsa ekipi i djemve ka hyrë në një krizë

Ekipi i vashave të Manchester Unitedit e siguroi promovimin në Superligën e Grave qysh në sezonin e parë pas themelimit të klubit. Këtë sukses, ato e arritën duke e mposhtur Aston Villën me rezultat 5:0.

Skuadra e Casey Stone është shtatë pikë para klubit të dytë në tabelën e Kampionatit të Grave, nivelit të dytë të futbollit për gratë në Angli. Deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje.

Millie Turner, Alex Greenwood dhe Jess Sigsworth e shënuan nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa, në pjesën e dytë, Manchester Unitedi e thelloi rezultatin përmes golave të Ella Toone dhe Charlie Devinit.

Ky sukses i vashave të Manchester Unitedit i ka gëzuar tifozët e klubit anglez në një kohë kur ekipi i djemve ka hyrë në një krizë të vogël, pas pesë ndeshjeve të humbura nga shtatë të fundit. Së fundi, ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, në përballjen me Barcelonën.

Megjithatë, Manchester Unitedi fillimisht duhet ta marrë licencën nga Federata e Futbollit të Anglisë për të garuar në Superligën e Grave, nivelin e parë të futbollit në Angli, pasi që ky është sezoni i parë për ekipin e vashave.

Manchester Unitedi nuk pritet të ketë probleme për ta siguruar këtë licencë dhe konfirmimi pritet të vijë muajin e ardhshëm.

Ekipi i vashave, i drejtuar nga Casey Stone, i ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon dhe do ta fitojë titull nëse e fiton ndeshjen kundër Crystal Palace të shtunën në “Old Trafford”. 

(Kosova Sot)