De Gea kërkon falje për gabimin te goli i Messit

  • 18 April 2019 - 13:44
De Gea kërkon falje për gabimin te goli i Messit

Portieri David De Gea mbeti i zhgënjyer me paraqitjen e tij në ndeshjen e së martës kundër Barcelonës dhe menjëherë pas ndeshjes u kërkoi falje bashkëlojtarëve të tij për gabimin që e bëri.

Lionel Messi shënoi dy herë në pjesën e parë të ndeshjes, duke i ndihmuar Barcelonës ta fitojë këtë përballje me Manchester Unitedin me rezultat 3:0 dhe ta sigurojë një vend në kuadër të gjysmëfinaleve, ku do të përballet me Liverpoolin.

De Gea, i cili shpeshherë vlerësohet si portieri më i mirë në botën e futbollit, e lejoi topin të rrëshqasë nën trupin e tij, pasi një goditjeje jo edhe aq të fuqishme të yllit të Barcelonës, Lionel Messit.

Kjo goditje e argjentinasit e dyfishoi epërsinë e Barcelonës në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi me rezultat 3:0. Katalonasit e siguruan një vend në gjysmëfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Në zhveshtore, pas ndeshjes, De Gea ishte ndierë jashtëzakonisht keq për gabimin që e kishte bërë dhe u kishte kërkuar falje të gjithë bashkëlojtarëve të tij, edhe pse askush nuk e kishte fajësuar atë për disfatën.

Tani që ëndrrat për triumf në Evropë iu shuan, Manchester Unitedi do të përqendrohet që ta zë një vend në top katërshen e Premierligës. Të dielën ata do të përballen me Evertonin. 

(Kosova Sot)