Conte: Po rikthehem

  • 18 April 2019 - 13:48
Conte: Po rikthehem

Antonio Conte ka konfirmuar se do t’i rikthehet futbollit nga sezoni i ardhshëm, duke theksuar se do ta bëjë këtë me klubin i cili e ka projektin më bindës për të.

Conte ka qenë i papunë që prej se u shkarkua nga Chelsea verën e kaluar, me Interin, Romën dhe Milanin që janë përfolur në muajt e fundit si destinacionet e tij të mundshme.

Po ashtu, është raportuar se ai mund të kthehet te Juventusi, me të cilin e kaloi një periudhë të suksesshme trevjeçare.

Ish-trajneri i Italisë ishte afër të emërohej trajner i Real Madridit në tetor, dhe tani ka folur haptazi për të ardhmen e tij.

“Ende nuk e di se ku do të shkoj”, tha Conte në emisionin televiziv “E poi c’e Cattelan”.

“Por natyrisht se do ta zgjedh ekipin i cili e ka një projekt që më bind mua”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)