Videoja që tregon se Messit s’i bën për statistika individuale

  • 18 prill 2019 - 17:19
Videoja që tregon se Messit s’i bën për statistika individuale

Lionel Messi nuk brengoset për statistika individuale dhe një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale e dëshmon këtë më së miri.

Messi ka statistika mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshme individuale, pasi gëzon një karrierë të bujshme futbollistike. Edhe këtë sezon, ai është duke bërë më mirë se çdo futbollist tjetër, sepse ai i ka shënuar 45 gola në të gjitha garat deri tani, pa përmendur këtu het-trikun e 50-të në karrierë që e arriti në fillim të vitit.

Në muajin shkurt, Messi e regjistroi het-trikun e tij të 50-të, me tre golat e tij kundër Sevillës.

Tani, një video është publikuar online ku shihet një delegat i Barcelonës duke e pyetur për këtë arritje pas ndeshjes së tij të shkëlqyer në shkurt. Reagimi i tij është tejet bujar.

“E dini se ky ishte het-triku juaja i 50-të?” u pyet Messi.

“Oh, apo”, u përgjigj ai.

“Po, 50 tashmë. Mendoj se gjashtë me Argjentinën dhe të tjerët me Barcën”, shton tutje delegati.

Messi përgjigjet: “Apo? Nuk e dija këtë statistikë. Por, epo edhe tri pikë tjera!”.

(Kosova Sot)