Zbulohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League
UEFA ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve gjysmëfinale.
Barcelona, Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi – këto janë katër skuadrat që kanë siguruar nga një biletë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadrat e lartpërmendura, do të japin maksimumin për të prekur fillimisht finalen e Madridit, e më pas për ta rrëmbyer trofeun e shumëdëshiruar në Evropë.
Barcelona do të ketë punë me Liverpoolin dhe ndeshja e parë do të zhvillohet në “Camp Nou” me 1 Maj (të mërkurën), kurse ajo e kthimit në Anfield me 7 maj (të martën).
Kurse, Tottenhami ndeshjen e parë kundër Ajaxit e zhvillon në shtëpi, me 30 Prill (të martën), kurse atë të kthimit me 8 maj (të mërkurën).
Pra, finalisti i parë do të mësohet nga ndeshja Barcelona – Liverpool, që njëra prej tyre, të qetë, e presin fituesin e ndeshjes Tottenham – Ajax.
ë SEMI-FINALS ë
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 18, 2019
Tottenham v Ajax
ë Tuesday 30 April
ë Wednesday 8 May
Barcelona v Liverpool
ë Wednesday 1 May
ë Tuesday 7 May#UCL pic.twitter.com/2J0GKMbM8N
(Kosova Sot)