Tifozët e Benficas kanë udhëtuar në një tjetër Frankfurt gabimisht

  • 18 April 2019 - 19:04
Tifozët e Benficas kanë udhëtuar në një tjetër Frankfurt gabimisht

Kjo është një ndër ndodhitë më të çuditshme në futboll që do të dëgjoni ndonjëherë.

Një grup i tifozëve kanë shkuar gabimisht në një Frankfurt tjetër në Gjermani për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Europa League.

Duket që ata nuk kanë planifikuar udhëtimin e tyre në mënyrë të saktë, apo nuk kanë bërë kërkimet e duhura për udhëtimin.

Ata kanë udhëtuar në Frankfurt mbi Oder në vend se në Frankfurt mbi Majnë.

(Kosova Sot)