Ndeshja Inter – Roma, për ‘jetë a vdekje’ sipas Skriniarit

  • 18 April 2019 - 19:41
Ndeshja Inter – Roma, për ‘jetë a vdekje’ sipas Skriniarit

Interi është duke zhvilluar një sezon më pozitiv për dallim nga ai i vitit të kaluar, ku u desh në një ndeshje dramatike në fund të sezonit, të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Këtë edicion, skuadra e Luciano Spallettit, ani pse ka lëshuar pikët në sfidat e fundit, gjendet në pozitën e tretë me 60 pikë, 5 më shumë se Milani dhe 6 më shumë se Roma.

Këtë vikend, xhiro e 33 në Serie A do të jetë pikërisht me skuadrat që duan zonën Champions, mes Interit dhe Romës.

Nëse Interi arrin fitore, do t’i afroheshin edhe më shumë objektivit, por nëse humbasin me Romën – do të lindin probleme.

“Sfida me Romën? Besoj se është një ndeshje shumë e rëndësishme, një përballje direkte që duhet fituar patjetër. Nëse fitojmë, shkojmë +9 me Romën”, tha ai.

“Milani? Ka humbur shumë pikë, por tani e ka marrë veten. Ne kemi gabuar me Lazion, një ndeshje që mund ta kishim fituar, por tani është pjesë e së kaluarës dhe duhet të shikojmë përpara”, shtoi Skrianiar. 

(Kosova Sot)