Ish-futbollisti i Bayern Munich shkruan historinë me Frankfurtin që ka përmbysur Benfican

  • 18 April 2019 - 23:12
Ish-futbollisti i Bayern Munich shkruan historinë me Frankfurtin që ka përmbysur Benfican

Eintracht Frankfurt e ka mposhtur 2-0 Benfican në Gjermani dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League falë vlerës së golit mysafirë, pasi ka humbur 4-2 në Portugali.

E mbani mend Sebastian Rode? Dy sezone te Bayern Munich dhe më pas u largua.

Por, sot ka për të shkruar një histori të bukur, sepse pikërisht goli i tij i ka dhënë kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së Eintracht Frankfurtit, që eliminoi Interin, por edhe Benfican e talentit Joao Felix, i cili në sfidën e luajtur në Portugali shënoi tri gola dhe një asist.

Frankfurt duhet të fitonte me dy gola diferencë dhe ia ka dalë më së miri, duke shkuar në gjysmëfinale. Një revansh i vogël për Rode, derisa golin tjeter e shënoi Filip Kostic në minutën e 36′.

(Kosova Sot)