Real Madridi afër transferimit të sulmuesit serb, Luka Jovic

  • 19 April 2019 - 13:33
Real Madridi afër transferimit të sulmuesit serb, Luka Jovic

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është në fazën finale të bisedimeve për ta arritur marrëveshjen e transferimit të sulmuesit serb të Eintracht Frankfurtit, Luka Jovicit, gjatë afatit kalimtar të verës. 

Eintracht Frankfurti e aktivizoi këtë javë klauzolën gjashtë milionë euroshe për ta blerë Luka Jovicin, të cilit deri më tani e ka pasur huazim nga Benfica. Mirëpo, klubi gjerman synon të përfitojë financiarisht nga 21-vjeçari këtë verë.

Skuatët e Real Madridit e kanë kuptuar këtë qëllim të klubit të Bundesligës dhe për këtë arsye i filluan menjëherë bisedimet me drejtuesit e Eintracht Frankfurtit për transferimin e Jovicit, që i ka shënuar tetë gola këtë sezon në Europa League, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i turneut, Olivier Giroud i Chelseat.

Por, Jovici nuk ka statistika të mira vetëm në Europa League. Ai i ka shënuar 25 gola në të gjitha garat gjatë këtij sezoni dhe i përshtatet pikërisht profilit të lojtarit që po e kërkon Real Madridi. 

Mediat gjermane raportojnë se Eintrachti do ta lejojë transferimin e Jovicit për rreth 50 deri në 60 milionë euro – 20 për qind prej kësaj shumë do t’i shkojë Benficas.

Transferimi i Jovicit do t’ia rrezikonte vendin e parë në pozitën e qendërsulmuesit Karim Benzema, si dhe do ta përjashtonte mundësinë që Raul te Tomas t’i bashkohej ekipit të parë të Real Madridit nga akademia për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot)