Wanda konfirmon qëndrimin e Icardit, thumbon motrën e tij: “Nuk jam shtrigë, s’mund ta bëj atë që ka bërë ajo”

  • 19 prill 2019 - 17:07
Wanda konfirmon qëndrimin e Icardit, thumbon motrën e tij: “Nuk jam shtrigë, s’mund ta bëj atë që ka bërë ajo”

“Mauro është më i qetë tani. I përqafon të gjithë, sepse ka patur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë. Do të jemi këtu edhe vitin e ardhshëm”.

Këto kanë qenë fjalët e Wanda Naras në sallonin e “Verissimos” të Silvia Tofanin në serinë që do të transmetohet nesër në “Canale 5”.

Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit të Interit ka shtuar: “Vazhdon të shënojë. Ai vazhdon përpara sepse është i forti i familjes”.

Më pas, Wanda nuk i ka përmbajtur dot lotët kur ka folur për kunatën Ivana, e cila po merr pjesë në  “Grande Fratello”: “Nuk jam një shtrigë. Ne e kemi ndihmuar gjithmonë familjen. Ivana ka ardhur në shtëpinë time disa muaj më parë dhe ne i kemi hapur dyert asaj dhe të dashurit, i cili është gjithashtu një futbollist. Ivana nuk është e sinqertë”.  

“Mauro është një burrë i madh, jo vetëm që ndihmon familjen, por edhe njerëz që nuk njohim. Kur motra shkonte në universitet, ai i ka dhuruar një makinë për ta ndihmuar. Ajo po flet keq për vëllanë, kjo nuk ka çmim”, ka thënë Wanda.

“Ajo e ka kuptuar se çfarë duhet bërë për t’u bërë një personazh. Ivana do vetëm që të fitojë çmimin e Grande Fratellos. Në Argjentinë ka thënë të kundërtën e asaj që thotë tani. Nuk mund të ndërtosh një karrierë duke sharë vëllanë dhe kunatën”.

“Kur vëllai yt ndihet keq, duhet t’i shtrish dorën dhe jo ta shkelësh. Ata që na njohin me të vërtetë e dinë si jemi. Jeta nuk mbaron në një emision televiziv”. 

“Nëse donte të takonte Mauron, mund të vinte poshtë shtëpisë dhe jo të shkonte te Grande Fratello. Për gjërat private të familjes flitet në shtëpi dhe jo në televizion. Unë dhe Muaro nuk do ta bëjmë kurrë këtë”, ka përfunduar Wanda.

(Kosova Sot)