Zyrtare: 6 të numinuarit për çmimin “Lojtari i vitit në Premierligë”

  • 20 April 2019 - 14:23
Zyrtare: 6 të numinuarit për çmimin “Lojtari i vitit në Premierligë”

Mohamed Salah nuk është në mesin e gjashtë lojtarëve të nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë në Angli për sezonin 2018/19.

Edhe zyrtarisht tashmë dihet gjashtë emrat e futbollistëve që do të luftojnë për të rrëmbyer çmimin “Lojtari i vitit në Premierligë” për sezonin 2018/19.

Se bashku me Van Dijk dhe Sterling, që janë favorit për të fituar këtë çmim, në listë janë edhe Sergio Aguero, Eden Hazard, Sadio Mané dhe Bernardo Silva.

Mohamed Salah, që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar, këtë edicion nuk ka arritur të hyjë as në mesin e më të mirëve. 

(Kosova Sot)