Në Premierligë s’ka VAR sikur në Champions League dhe shpëton Man City

  • 20 April 2019 - 15:41
Në Premierligë s’ka VAR sikur në Champions League dhe shpëton Man City

Manchester City ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 1-0 Tottenhamin.

Pas eliminimit nga Champions League të mërkurën mbrëma nga Tottenhami, Manchester City priti sërish në Etihad skuadrën e Maurizio Pochettinos, kësaj radhe ishte ndeshje e vlefshme për pikë në Premierligë.

City vuajti shumë për 90 minuta, por fitoi falë golit të Philip Foden të shënuar në minutën e 5’ të ndeshjes.

Pep Guardiola duhet të jetë i lumtur me mos prezencën e VAR në Premierligë sepse nëse do të ekzistonte, rezultati mund të ishte krejtësisht ndryshe.

Në pjesën e dytë në një aksion të Tottenhamit ku përfshihet Dele Alli, Kyle Walker e preku topin me dorë, por nuk akordohet penallti për mysafirët.

Nëse të mërkurën VAR-i e eliminoi Manchester Cityn në Champions League, ata sot duhet t’i falënderohen që nuk është edhe në Premierligë dhe morën tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, duke kaluar përkohësisht në renditje Liverpoolin. 

(Kosova Sot)