“Dua të fitojë diçka të rëndësishme me Arsenalin”

  • 21 April 2019 - 11:55
“Dua të fitojë diçka të rëndësishme me Arsenalin”

Unai Emery ka fituar më shumë ndeshje se çdo trajner tjetër i Arsenalit në 50 takimet e para, por këmbëngul se dëshiron të fitojë diçka më të rëndësishme.

Emery, i cili e pasoi Arsene Wengerin verën e kaluar, i ka fituar 32 nga 50 ndeshjet e para si trajner i Arsenalit – nëntë më shumë se Wenger – dhe katër më shumë se George Allison, i cili e mbante rekordin deri tani, të cilin e kishte vendosur më 1932

Arsenali është në pozitë të mirë për ta zënë vendin e tretë në Premierligë këtë sezon, si dhe mund ta fitojë Evropa Ligën pas një fitoreje mbresëlënëse 3:0 kundër Napolit pas dy ndeshjeve çerekfinale.

Në gjysmëfinale, klubi i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, do të përballet me Valencian.

I pyetur për rekordin e tij me Arsenalin, Emery tha: “Është shumë mirë për ne si ekip dhe për mua si trajner, por dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet që i luajmë”.

“Dua të jem këtu dhe ta kem mundësinë të fitoj diçka të rëndësishme me Arsenalin. Mendoj se po përmirësohemi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)