Benzema shkëlqen me het-trik atëherë kur nuk i duhet aspak Realit

  • 21 April 2019 - 18:13
Benzema shkëlqen me het-trik atëherë kur nuk i duhet aspak Realit

Real Madridi ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-0 Athletic Bilbaon.

Pas barazimit befasues 1-1 në udhëtim me Leganes, Real Madridi i Zinedine Zidane është kthyer te triumfi në La Liga.

Los Blancos triumfuan 3-0 në “Santiago Bernabeu” me het-trik të sulmuesit, Karim Benzema. Ai realizoi në minutat 47′, 76′ dhe 90′.

Francezi po tregon formë të lartë në ndeshjet e fundit, por këto paraqitje të mira nuk i shërbejnë më për asgjë skuadrës së Zidanes, që ka mbetur jashtë çdo gare për titull që në muajin mars.

Zizu thotë se synimi i tyre është vendi i dytë, por vështirë të arrihet, pasi Atletico Madridi e mban atë me katër pikë më shumë, 5 ndeshje para fundit të edicionit në Spanjë.

Ndeshjen e radhës në La Liga Reali e zhvillon me 25 prill, të enjten në udhëtim me Getafen. 

Te mysafirët më i miri ishte Inigo Cordoba, por edhe Yuri e Inigo Lekue.

Ndërsa ai që dëshpëroi më së shumti për mysafirët ishte sulmuesi Inaki Williams dhe portieri Iago Herrerin, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Image
Image

(Kosova Sot)