Cavani refuzon ta konfirmojë të ardhmen në PSG: Kam kontratë, por s’i dihet kurrë

  • 22 April 2019 - 10:21
Cavani refuzon ta konfirmojë të ardhmen në PSG: Kam kontratë, por s’i dihet kurrë

Edinson Cavani nuk ka mundur ta konfirmojë të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain, pas fitores së klubit kundër Monacos në Ligë 1 të dielën, duke thënë se edhe pse ka kontratë me klubit, të ardhmes nuk i dihet.

Gjiganti francez u fut në derbi kundër Monacos i porsa shpallur kampion, pasi Lille kishte barazuar pa gola paraprakisht kundër Toulouse. Por, PSG-ja luajti në një atmosferë ahengu dhe fitoi 3:1.

Pas ndeshjes, Cavani nuk qe në gjendje ta konfirmojë të ardhmen e tij në kryeqytetin francez.

“Shumë gjëra ndodhën këtë sezon. Çdo vit është ndryshe. Me rëndësi është të jemi në gjendje ta mbajmë të bashkuar ekipin”, tha Cavani për Canal +.

“E ardhmja ime? Kam kontratë këtu. Edhe një vit tjetër. Çfarë dëshironi? Jam mirë, i lumtur me jetën dhe përkrahësit. Por në futboll nuk i dihet kurrë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)