Hekuran Kryeziu “trondit” Kosovën

  • 22 April 2019 - 12:09
Hekuran Kryeziu “trondit” Kosovën

Mesfushori kosovar ka pësuar lëndim të rëndë me Zurichun fundjavën që shkoi

Lajme të këqija për Përfaqësuesen e Kosovës.

Mesfushori kualitativ Hekuran Kryeziu ka pësuar lëndim të rëndë fundjavën që shkoi në ndeshje me Luganon.

Futbollisti është detyruar ta lë fushën dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se 26 vjeçari i ka dëmtuar ligamentet e kryqëzuara në gjurin e tij të majtë dhe me këtë rast i nevojitet ndërhyrja kirurgjike. 

Kështu ka njoftuar Zurichu përmes grupit të tij zyrtar në Facebook.

“Kryeziu pritet të mungojë nga 6 deri në 9 muaj. I urojmë Hekit shërim të shpejtë dhe rikthim në fushë”, ka shkruar klubi zviceran në rrjetet sociale.

Kryeziu ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Përfaqësueses së Kosovës viteve të fundit dhe mungesa e tij do të jetë e madhe në dy ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

(Kosova Sot)