Rrustemi komenton duelin Chisora – Gashi, tregon objektivin

  • 22 April 2019 - 17:36
Rrustemi komenton duelin Chisora – Gashi, tregon objektivin

Boksieri nga Kosova, Senad Gashi, i ka bërë ballë Dereck Chisoras deri në fund të duelit prej 10 raundesh në kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua në O2 Arena të Londrës, për të humbur me vendim unanim të gjyqtarëve.

Në fund të meçit, të tre gjyqtarët vendosën në favor të boksierit britanik (100-90, 100-91, 99-91).

Ndërkaq, përballjen e djeshme mes Senad Gashit dhe Chisoras e ka komentuar edhe boksieri nga Kosova, Erzen Rrusetemi.

Në një transmetim ‘live’ në Facebook, Rrustemi tha se të gjithë boksierët i kanë stilet e veta.

“Të gjithë boksierët e kanë stilin e vet, unë realisht nuk i gëzohem asnjë humbje të shqiptarëve”, u shpreh fillimisht Erzen Rrustemi.

“Nuk më takon mua që ta ofendoj askënd”, shtoi Rrustemi.

Ai paralajmëroi se së shpejti, do të zbresë në ring.

Rrustemi tha se është duke menduar që deri në fund të vitit 2019, t’i zhvillojë tri luftëra.

“Ndeshja e radhës do të jetë shumë shpejt,. Kjo është një dëshirë e imja që këtë vit së paku t’i zhvillojë tri ndeshje dhe shpresoj të jenë tri fitore”, shtoi ai.

“Është problem që të zhvilloj një ndeshje në trojet shqiptare, nuk lejojnë shumë rrethana. Janë harxhime marramendëse dhe mendoj se shqiptarët nuk mund të organizojnë një eveniment të tillë”.

 

 

Të dashur miq, ju ftoj të bashkbisedojmë.

Posted by Erzen Rrustemi on Sunday, April 21, 2019

“Mosha? Unë jam i gatshëm për të boksuar. Sikur mos ta ndihesha vetën në formë dhe nuk do të besoja në rezultate të mëtutjeshme, që sonte do të heqja dorë nga boksi. Ju premtoj që në atë moment që unë e turpëroi vetën dhe juve, do ta lë boksin”. 

(Kosova Sot)