Herolind Shala shënon dhe lëndohet

  • 22 April 2019 - 22:38
Herolind Shala shënon dhe lëndohet

Herolind Shala vazhdon të shkëlqejë në kampionatin elitar të Norvegjisë. Ai ka shënuar sërish gol, por për fatin e tij të keq, është lënduar dhe është detyruar të largohet nga loja në minutën e 85′.

Mesfushori i Kosovës e ka gjetur rrjetën sërish për skuadrën e tij, Vaalerenga në Eliteserien.

Shala ka shënuar gol të bukur në minutën e 38-të, për t’ia siguruar skuadrës së tij barazimin 1-1.

Goli i futbollistit nga Kosova u asistua nga Efrain Juarez.

Në këte takim luajtën edhe dy shqiptarë tjerë, Veton Berisha Sk Brann si dhe Fitim Azemi Vålerenga.

Fitim Azemi luajti tër ndeshjen, kurse Herolind Shala u largua në minutën e 85`të pas një lëndimi.

Goli i Herolindit ishte i treti në dy takimet e fundit. 

(Kosova Sot)