Dikur luante me Romarion, vdes në varfëri të skajshme në moshën 36-vjeçare

  • 22 April 2019 - 23:01
Dikur luante me Romarion, vdes në varfëri të skajshme në moshën 36-vjeçare

Ish-sulmuesi brazilian i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais, është gjetur i vdekur në rrugët e Sao Paulo.

Valdiram, i cili ka luajtur pak me legjendën, Romario, ishte person problematik, pasi u përfshi në trafikimin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit.

36 vjeçari nuk kishte një vendbanim fiks dhe shpesh ishte i përfshirë në miqësi të keqe, por mbrëmja e kësaj të diele ka qenë fatale për Morais.

Sipas autoriteteve, ish-futbollisti kishte shenja dhune në trup, gjë e cila tregon se 36-vjeçari është vrarë.

(Kosova Sot)