Gabon Chelsea, fërkojnë duart Arsenali e Unitedi

  • 22 April 2019 - 23:07
Gabon Chelsea, fërkojnë duart Arsenali e Unitedi

Chelsea ka marrë vetëm një pikë në “Stamford Bridge” ndaj Burnley dhe kështu, mund të humbasë pozitën e katërt, që dërgon në Champions League.

Chelsea ka barazuar 2-2 me Burnleyn në “Stamford Bridge”, sfidë e vlefshme për xhiron e 35 në Premierligë.

Të gjithë golat u shënuan për 22 minuta.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Jeff Hendrick shënoi për 0-1 në minutën e 8’.

Por, vendasit reaguan furishëm, duke shënuar dy gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka.

Fillimisht, në minutën e 12’, N’Golo Kante barazoi në 1-1 rezultatin, ndërsa në minutën e 14’, Gonzalo Higuain kaloi në epërsi Chelsean, duke shënuar për 2-1.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 22’, Burnley e barazoi në 2-2 rezultatin ndaj “Bluve të Londrës”.

Ishte Ashley Barnes ai që shënoi për 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi deri në fund, pavarësisht rasteve, portat nuk u tundën më.

Me këtë barazim, Chelsea rrezikon të humbasë vendin e katërt. Ata tani kanë 67 pikë, një më shumë se Arsenali në pozitën e pestë e tri më shumë se Manchester United në pozitën e gjashtë. 

(Kosova Sot)