Ish-luftëtari i UFC-së vritet nga taksisti

  • 23 April 2019 - 10:00
Ish-luftëtari i UFC-së vritet nga taksisti

Ish-luftëtari i UFC Rodrigo de Lima është vrarë pasi e ka përplasur makina e një taksisti, me të cilin pati një mosmarrëveshje, në Belem të Brazilit.

Luftëtari i peshës Welter Michel Prazeres është shprehur për MMA Fighting se 26-vjeçari Lima ishte në taksi me disa miq kur filloi zënka me shoferin.

Shoferi thuhet të ketë ndalur makinën, vazhdoi konfrontimet me luftëtarin, u largua dhe u rikthyer për ta përplasur me makinë. De Lima ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Image

Sipas raporteve policia është akoma në kërkim të shoferit.

“Monstro” ka luftuar dy herë në UFC në vitin 2014 dhe 2015, duke humbur ndaj Magny dhe Escudero.

(Kosova Sot)