Mesfushori i Barcelonës ende mahnitet kur Messi i flet

  • 23 April 2019 - 10:08
Mesfushori i Barcelonës ende mahnitet kur Messi i flet

Arthur Melo ka qenë i mrekullueshëm për Barcelonën këtë sezon dhe përkundër që është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Ernesto Valverde, ai ende e pickon veten në shenjë mosbesimi që është në Camp Nou.

Mesfushori Arthur Melo diskutoi për jetën e tij të re në Camp Nou. Ai e theksoi dukjen e jashtme të Gerard Piques, si dhe i përmendi edhe disa bashkëlojtarë të tjerë të tij në Barcelonë

“Pique është shumë i bukur. Ai është i gjatë, ka një fytyrë të bukur dhe duket gjithmonë si dhëndri në dasmë. Ai është një personalitet dhe gjithmonë bën shaka me të tjerët”, është shprehur Arthur për gazetën gjermane, Ale Oliveira.

Arthur Melo e lavdëroi edhe kapitenin e skuadrës, Lionel Messi, por për arsye përtej aftësisë së tij si futbollist profesionist.

“Messi është i mrekullueshëm brenda dhe jashtë fushës. Ai është lideri ynë në zhveshtore, e lexon futbollin si askush tjetër dhe është tejet inteligjent. Ai u flet të gjithëve dhe unë ende mbes i mahnitur: “Ai është Messi””.

Arthuri tanimë është rehatuar si lojtar mjaft i rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës dhe ai e pranon se u përshtat në ekipin e ri më shpejt sesa që e kishte pritur.

“Nuk e prisja të luaja kaq shumë. Mendova se do ta kaloja një periudhë përshtatjeje, por të gjithë bashkëlojtarët e mi më ndihmuan shumë”.

(Kosova Sot)