Neville i turpëron yjet e Man Unitedit që po e zhgënjejnë Solskjaerin

  • 23 April 2019 - 10:15
Neville i turpëron yjet e Man Unitedit që po e zhgënjejnë Solskjaerin

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se të gjithë lojtarët e përfshirë në fazën e sulmit janë duke kaluar një sezon jo edhe aq të mirë, si dhe portieri David De Gea, i cili zakonisht e shpëton skuadrën e “Djajve të kuq”.

Gary Neville ka thënë se Paul Pogba dhe David De Gea janë dy nga gjashtë lojtarët që janë performuar nën nivelin e tyre për Manchester Unitedin gjatë kohës së fundit

Goditja e fundit për “Djajtë e kuq” ishte disfata turpëruese 4:0 në Liverpool kundër Evertonit. Manchester Unitedi është përballur me shumë kritika për paraqitjen në këtë ndeshje e ndër ta ishte edhe Neville.

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit tani ka sugjeruar se shumë nga liderët e skuadrës kanë lejuar që niveli i tyre i lojës të bie shumë, duke theksuar se reparti i sulmit dhe portieri duhet t’i kthehen formës së mirë.

“Ka pesë sulmues në klub – Marcus Rashford, Anthony Martial, Romelu Lukaku, Alexis Sanchez dhe Paul Pogba – i cili është afër sulmit. Këta pesë janë lojtarë yje, ata mund të bëhen më të mirët në pozitën e tyre, por të gjithë janë duke luajtur nën nivelin e tyre”, ka thënë Neville.

“Alexis Sanchez… nuk e di çfarë i ka ndodhur atij. Marcus Rashford… këto javët e fundit ka qenë larg formës së mirë të tij. Romelu Lukaku nuk shfaqet në ndeshjet e mëdha. Kjo gjë është thënë për të tash e shumë vite”.

“Paul Pogba duket se është kthyer të jetë Paul Pogba që e shihnim nën drejtimin e Mourinhos, edhe ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës gjatë tre muajve të fundit. Dhe Martiali, ai është kthyer nga lëndimi, por duket se është përsëri në atë disponimin negativ”.

“De Gea nuk duket aspak si De Gea që ishte më mirë, ai duket i shpërqendruar. Ne kemi negociata për kontrata të reja me pesë apo gjashtë lojtarë dhe kjo gjë mund t’i shpërqendrojë ata”. 

(Kosova Sot)