Pogba i zhgënjyer për mungesën e trofeve në dy vitet e fundit

  • 23 April 2019 - 11:02
Pogba i zhgënjyer për mungesën e trofeve në dy vitet e fundit

Humbja e Manchester Unitedit 4-0 nga Evertoni ishte shokuese dhe këtë nuk e ka pritur aspak mirë mesfushori i Djajve të Kuq, Paul Pogba.

Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte zhgënjyese për të gjithë tifozët.

“Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është zhgënjyese. Ne jemi Manchester Unitedi dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub”. 

Unitedi të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në Old Trafford.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pozicionohen në vendin e gjashtë në Premier Ligë me 64 pikë, dy më pak se Arsenali dhe tre se Chelsea.

(Kosova Sot)