Pas shtatë ndeshjeve, Viniciusi pritet të kthehet në skuadrën e Real Madridit

  • 23 April 2019 - 11:58
Pas shtatë ndeshjeve, Viniciusi pritet të kthehet në skuadrën e Real Madridit

Tifozët e Real Madridit nuk kanë shumë gjëra që mund t’i emocionojnë deri në fund të sezonit, mirëpo këtë gjë mund t’ua dhurojë kthimi i Vinicius Juniorit në skuadër, pas shtatë ndeshjeve i lënduar.

Tani që një vend kualifikues për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve pothuajse është siguruar, qëllimi kryesor i Zinedine Zidanit është që ta analizojë të gjithë skuadrën e tij para se ta marrë vendimin për cilët lojtarë dëshiron t’i ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm

Vinicius ka qenë njëri ndër gjërat e pakta që i kanë gëzuar tifozët e Real Madridit këtë sezon, që nuk ka qenë aspak i suksesshëm për madrilenët. Sulmuesi brazilian i ndihmoi skuadrës gjatë periudhës më të vështirë, në janar dhe në shkurt.

Tashmë kanë filluar shumë spekulime për lojtarë që Real Madridi mund t’i blejë verës dhe lojtarët që mund të largohet nga klubi. Zidane është trajner që nuk i pëlqen t’i kthejë lojtarët nga lëndimet, megjithatë Vinicius është më afër se kurrë të kthehet në skuadrën e “Los Blancos”.

Ai pritet të luajë për disa minuta në ndeshjen e së enjtes kundër Getafes, në stadiumin Coliseum Alfonso Perez. 18-vjeçari do të kthehet në fushë për herë të parë që nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit, më 5 mars.

Vinciusi ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit të Real Madridit, të gjitha në kuadër të La Ligës. Por, ai dëshiron t’i kthehet futbollit në mënyrë që të jetë i zgjedhur për skuadrën e Brazilit për Kupën e Amerikës këtë verë. 

(Kosova Sot)