Zyrtare: Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Pep Guardiola merr një tjetër lajm katastrofal

  • 23 April 2019 - 15:00
Zyrtare: Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Pep Guardiola merr një tjetër lajm katastrofal

Manchester City ka marrë lajmin më të keq të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme të edicionit në Premierligën angleze.

“Qytetarë” do të duhet të luajnë pa futbollistin më të mirë të skuadrës, Kevin de Bruyne në derbin e nesërm kundër Manchester Unitedit

Mesfushori belg pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Manchester Cityt kundër Tottenhamit në “Etihad Stadium”, ku vendasit fituan me rezultat 1:0.

Ndërkaq, ish-futbollisti i Chelseat edhe zyrtarisht nesër do të mungojë kundër “Djajve të Kuq” shkaku i një lëndimi muskulor.

“Është një lëndim muskulor. Ne do ta shohim në ditët e ardhshme se si do të jetë gjendja e De Bruyne, por nesër ai nuk do të luajë”, tha trajneri Pep Guardiola.

Ndryshe, De Bruyne ka pasur probleme të shumta me lëndimet këtë edicion, duke ia lënë ‘barrën’ më të madhe Raheem Sterlingut, i cili është formë të lartë.

(Kosova Sot)