50 më të mirët e Premierligës, ku janë Xhaka, Shaqiri, Mustafi...

  • 23 prill 2019 - 17:11
50 më të mirët e Premierligës, ku janë Xhaka, Shaqiri, Mustafi...

Magazina britanike me renome “FourFourTwo”, i ka zgjedhur 50 futbollistët më të mirë të edicionit të sivjetmë në Premierligë, zgjedhje kjo e cila është bërë në bazë të kontributit të tyre në këtë sezon, shkruajnë mediat kroate

Zgjedhja sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për shkak të futbollistëve cilësorë që luajnë në këtë ligë, ndërsa më së vështiri ka qenë zgjedhja e dhjetë më të mirëve.

Është karakteristike se në këtë listë prej 50 futbollistëve më të mirë të Premierligës nuk ka asnjë futbollist shqiptarë, kështu që Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi, nuk janë në mesin e 50 më të mirëve të këtij edicioni në Premierligë.

Sipas kësaj magazine më i miri ka dalë qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, pas tij janë Bernardo Silva (Manchester City), Raheem Sterling (Manchester City). Eden Hazard (Chelsea), Sadio Mane (Liverpool), Mohamed Salah (Liverpool), Harry Kane (Tottenham), Aymeric Laporte (Manchester City) dhe i dhjeti Andrew Robertson (Liverpool).

(Kosova Sot)