Katër futbollistët që Barcelona do t’i largojë në verë

  • 23 April 2019 - 18:44
Katër futbollistët që Barcelona do t’i largojë në verë

Barcelona e ka përpiluar tashmë një plan për t’i larguar disa futbollistë të caktuar në verë, në mënyrë që të krijojë hapësirë për prurje të reja dhe për të grumbulluar para për të blerë lojtarë të rinj.

Sipas gazetës së afërt me Barçën “Mundo Deportivo”, gjiganti katalonas dëshiron t’i shesë në verë futbollistët që i ka dhënë në huazim këtë sezon.

Marc Cucurella, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Sergi Palencia, bashkë me Arda turan dhe Douglas Pereira, janë futbollistët që sipas të gjitha gjasave do t’i thotë lamtumirë përfundimisht klubit.

Të gjithë këta emra të lartpërmendur kanë dështuar të bindin në Camp Nou në të kaluarën dhe momentalisht janë të huazuar, por Barça synon t’i shesë përfundimisht në verë. 

(Kosova Sot)