Leipzig në finale të Kupës, e pret Bremenin e Rashicës apo Bayernin

  • 23 April 2019 - 23:34
Leipzig në finale të Kupës, e pret Bremenin e Rashicës apo Bayernin

Leipzig e ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit, dhe do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Werder Bremen dhe Bayern Munich.

Leipzig fitoi 3-1 në gjysmëfinalen e luajtur në fushën e Hamburgut, që aktualisht luan në Bundesliga 2, dhe mund të përballet me Bremenin e Milot Rashicës, nëse kjo e fundit e kalon Bayern Munichun nesër në gjysmëfinalen tjetër.

Poulsen (12′), Janjicic (53′, autogol) dhe Forsberg (72′) kanë shënuar për miqtë, ndërsa goli i vetëm i vendasve është realizuar nga Jatta (24′).

Ka qenë një kthim i hidhur për Hamburgun, që nuk luante një gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë që nga 22 prilli i 2009-ës, 27 ditë para se Leipzig të themelohej.