Guardiola: Nuk i frikësohemi më Old Traffordit

  • 24 April 2019 - 09:03
Guardiola: Nuk i frikësohemi më Old Traffordit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pretendon se stadiumi i Manchester Unitedit, “Old Trafford”, nuk ngjall frikë te kundërshtarët më ashtu siç bënte më parë.

Manchester City do ta vizitojë rivalin e qytetit, Manchester Unitedit, sonte në orën 21:00, për një derbi tejet të rëndësishme për qëllimet e të dyja skuadrave për këtë sezon.

Skuadra e Guardiolës po shpreson ta kalojë Liverpoolin dhe të kthehet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, ndërsa Manchester Unitedi është vetëm tri pikë larg top katërshes dhe vendit kualifikues për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi e kishte dominuar futbollin në Angli gjatë kohës sa ishte nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, mirë rivali i tyre i qytetit ka filluar ta ndryshojë këtë gjë, duke e fituar titullin e ligës dy herë që nga titulli i fundit në sezoni 2012/13.

“Old Trafford” ishte një stadium tejet i vështirë për të siguruar fitore ose barazim për Manchester Cityn në të kaluarën. Klubi që tani drejtohet nga Pep Guardiola nuk kishte arritur të siguronte asnjë fitore aty prej vitit 1974 deri në vitin 2008.

Por, Manchester City i ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Old Trafford, në kuadër të Premierligës, dhe Guardiola ka zbuluar se skuadra e tij nuk e sheh më stadiumin në të njëjtën mënyrë si më parë.

“Unë nuk bëj teori për çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Çdo ndeshje është plotësisht e ndryshme. Arsyeja pse është se k klub është rritur shumë në dekadën e fundit dhe nuk është e frikshme të shkosh më atje”, ka thënë Guardiola.

“Ndoshta në të kaluarën ishte më e vështirë. Por, lojtarët që Manchester City i ka pasur në dekadën e fundit e kanë bërë këtë lojë më të barabartë. E vetmja pyetje është Premierliga dhe titulli i saj. Në tri sezonet që unë kam qenë këtu, ne kemi bërë punë më të mirë se ta. Por, tani është te titulli e jo te fitorja kundër Unitedit”. 

(Kosova Sot)