Thiago: Bayerni ende i përdor taktikat e Guardiolës

  • 24 April 2019 - 10:47
Thiago: Bayerni ende i përdor taktikat e Guardiolës

Thiago Alcantara ka zbuluar se Bayern Munichu ende e përdor të njëjtën filozofi që Pep Guardiola e kishte vendosur në klub gjatë kohës sa ishte trajner, përkundër që tani kanë kaluar tre vjet që kur spanjolli u largua nga kampioni gjerman.

Braziliani është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e gjashtë radhazi të Bundesligës me Bayernin dhe , nëse ata arrijnë ta mposhtin Dortmundin në katër ndeshjet e fundit, Thiago do ta ketë arritur këtë ecuri të mrekullueshme nën drejtimin e katër trajnerëve të ndryshëm

Niko Kovac është në sezonin e tij të parë në drejtimin e klubit gjerman, pasi e zëvendësoi Jupp Heynckes. Thiago e kishte fituar titullin e Bundesligës edhe nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe Guardiolës.

Megjithatë, ky i fundit, Guardiola, është ai që duket se ka pasur më së shumti ndikim në klub.

“Ai e ka lënë shenjën e vet në klub sepse ai dhe idetë e tij na kanë formësuar neve jashtëzakonisht si skuadër”, ka thënë 28-vjeçari.

“Ju mund ta ndjeni këtë në fushë. Në disa situata në ndeshje, ne ende bëjmë gjëra që ai na i ka mësuar. Por, unë mendoj se ne kemi arritur t’i marrim më të mirat nga secili trajner i joni dhe kombinojmë ato”.

Thiago e përshkruan Guardiolën si trajnerin më të mirë në planet. Pikërisht trajneri spanjolli e kishte marrë Thiagon nga Barcelona në Bayern Munich në vitin 2013. 

(Kosova Sot)